Serbia do të testojë vaksinën e krijuar nga Kina

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 20:17 | Bota
Serbia do të testojë vaksinën e krijuar nga Kina

Grupi kombëtar i Kinës “CNBG” së bashku me kompaninë “Sinovac Biotech” bënë me dije se 4 vende të tjera kanë rënë dakord për të qenë pjesë e testimit të fazës së tretë të vaksinës së krijuar prej tyre dhe mes tyre është dhe Serbia.

Vendi ballkanik do të testoje dy nga vaksinat e zhvilluar nga “CNBG’s Ëuhan” dhe njësia e Pekinit, ndërsa Pakistani vetëm këtë të fundit.

“Faza e tretë e testimit të vaksinës kandidate të kompanisë CNBG pritet të përfshijë 50 mijë persona në 10 vende të ndryshme”, deklaroi zv/presidenti Zhang Yuntao.

Aktualisht testimi ka nisur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Peru, Marok, Argjentinë dhe Jordani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos