Serbia të dielën në zgjedhje, partia e Vuçiç pritet të fitojë shumicën absolute

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 14:02 | Ballkani
Serbia të dielën në zgjedhje, partia e Vuçiç pritet

Serbia është shteti i parë në Evropë që pas periudhës së izolimit 3-mujor zhvillon zgjedhjet e përgjithshme këtë të diel.

Sondazhet nxjerrin fituese Partinë Përparimtare Serbe të presidentit Aleksander Vucic, e cila pritet të fitojë shumicën absolute.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e opozitës ka paralajmëruar se do t'i bojkotojë zgjedhjet. Partia e dytë që mund të marrë më shumë vota është ajo e Ivica Daçiç, e cila është në koalicionin qeverisës.

Kritikët thonë se shumë subjekte, nga 21 që konkurrojnë në zgjedhje, janë prodhim i vet partisë në pushtet.

Aleksandër Vuçiç është në pushtet prej tetë vitesh në postin e kryeministrit dhe presidentit. Tashmë, në këtë moment diskutohet nëse Vuçiç dhe partia e tij do të sigurojnë një shumicë prej dy të tretave të mandateve për  të pasur në dorë ndryshimin e Kushtetutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos