
Gjykata e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me 7 vite burgim ish-drejtuesen e Prokurorisë Speciale në vend Katica Janeva, e përfshirë në një skandal korrupsioni.
Ish-prokurorja Janeva ishte pjesë e procesit të rastit “Reket”, ku ishte i përfshirë dhe showmen-i Bojan Jovanovski, i cili u dënua me 9 vjet burg.
Çështja “Reket” lidhet me showmen-in Boki 13 dhe biznesmenin Mileski, të cilët i morën 1.5 mln euro një tjetër biznesmeni për të ndërprerë hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale. (A2 Televizion)