Seria A, Inter zbret në vendin e katërt

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 08:33 | Futboll
Seria A, Inter zbret në vendin e katërt

Interi e sheh veten tashmë në vendin e katërt në renditjen e Serisë A dhe i ka thënë lamtumirë garës për titull.

Zikaltërit barazuan 2-2 përballë Veronës së shqiptarëve, duke regjistruar tjetër rezultat negativ pas humbjes ndaj Bolonjës. Në ndeshjen e luajtur në "Bentegodi", duelin e zhbllokuan vendasit që ndëshkuan Interin vetëm pas 120 sekondash.

Skuadra e Contes u rikthye në lojë në pjesën e dytë me golin e Candreva dhe autogolin e Di Marco. Por, për të shlyer gabimet e pjesës së dytë mendoi pikërisht mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili dhuroi një asist spektakolar për Veloson, me këtë të fundit që ndëshkoi Handanovic dhe i hoqi zikaltërve fitoren nga duart. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=uAp-iRq3bNM

A2 CNN Livestream

Latest Videos