Serie A përgatit rikthimin me "karantinë të butë"

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 08:06 | Futboll
Serie A përgatit rikthimin me "karantinë të butë"

Serie A është më në fund gati për të rinisur kampionatin. Ndërsa kampionati italian i futbollit rikthehet këtë të shtunë, ministrat italianë, ai i Shëndetësisë dhe ministri i Sportit, Spadafora kanë aprovuar zyrtarisht atë që do të quhet karanatina e butë.

Në rast se një futbollist do të rezultojë pozitiv me koronavirus, do të jetë vetëm ai si individ që do të kryejë karantinën, njësoj si në Bundesligë, ndërkohë që skuadra do të vijojë punën, por do të qëndrojë në grumbullim për dy javë.

Në të njëjtën kohë nëse futbollisti i prekur rezulton negativ pas tamponit të kryer disa orë përpara ndeshjes, ai do të jetë automatikisht i autorizuar për t’u përfshirë në lojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos