
Njëra skuadër për të forcuar pozitat në vendin e parë të klasifikimit, e tjera për t’iu larguar maktheve të rënies nga kategoria.
Derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, këtë herë vjen ndryshe, por pavarësisht pozicioneve, dueli mbetet i fortë, të paktën në aspektin psikologjik. Trajneri i kryeqytetasve, Emmanuel Egbo, tregon se skuadra e tij nuk është nën presion pas humbjes ndaj Teutës.
Vllaznia, e cila tanimë mban vendin e 8 në renditje, pozicionin që rrezikon qëndrimin në Superiore, udhëton drejt kryeqytetit me objektivin për të dalë me pikë nga ndeshja. Çdo rezultat veç humbjes do të jetë pozitiv, u shpreh trajneri Hysen Dedja.
Në takimet e tjera, Partizani përballet në Vlorë me Flamurtarin; Laçi-Kukësi është një nga përballjet më të forta të kësaj jave, ndeshje e cila do të luhet ditën e shtunë, sikurse Luftëtari-Teuta dhe Bylis-Skënderbeu. (A2 Televizion)