Motra e Ronaldos sulmon Sarrin: Nuk e kuptoj se si mund të luash kështu

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 14:34 | Futboll
Motra e Ronaldos sulmon Sarrin: Nuk e kuptoj se si mund të luash

Juventusi dështoi në Kupën e Italisë mbrëmjen e së mërkurës, ku humbi në finale përballë Napolit. Të shumtë ishin ata që mbetën të zhgënjyer nga ky takim dhe një prej tyre ishte edhe motra e Cristiano Ronaldos.

Në një status në rrjetet sociale, Elma Aveiro kritikoi teknikun bardhezi për lojën në finale. “Çfarë mund të bëjë tjetër? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj si mund të luash kështu… Kokën lart, më shumë nuk mund të bënte”, ka shkruar Elma, ndërsa bashkëngjitur ka postuar disa foto të Ronaldos.

Koha e rregullt e finales së Kupës së Italisë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa te penalltitë bardhezinjtë gabuan dy herë, duke i thënë mundësi skuadrës së Gattuso-s të ngrejë trofeun, ndërsa Sarri dështoi sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos