Sërish përmbytje në disa lagje të Durrësit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 12:32 | Aktualitet
Sërish përmbytje në disa lagje të Durrësit

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në Durrës.

Në disa prej lagjeve, uji ka vërshuar deri në disa centimetra duke rikthyer në këtë mënyrë problematikën e përhershme të Durrësit, atë të mosfunksionimit të kanalizimeve.

Videoja e A2 CNN është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si stadiumi, lagjja 18 e qytetit, aty ku ndodhen disa prej shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Por, kjo nuk është e vetmja zonë e cila është zgjuar nën ujë në qytetin bregdetar.  

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga mot i paqendrueshëm, duke krijuar probleme edhe në funksionimin e aktivitetit në portin më të madh në vend, ku, sipas informacioneve, anijet tregtare kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin e tyre përpunues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos