Seti për "Harper's Bazaar", kryqëzohet Rihanna për "papërshtatshmëri kulturore"

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 17:15 | Showbiz
Seti për "Harper's Bazaar", kryqëzohet Rihanna për

Sulm ndaj Rihannës. Teksa disa foto apo momente nga xhirimet për kalendarin e “Harper’s Bazaar” janë publikuar, në rrjetet sociale fansat kanë kritikuar 31-vjeçaren për papërshtatshmëri kulturore.

Seti fotografik është realizuar në Kinë dhe këngëtarja ka zgjedhur disa veshje karakteristike nga kultura kineze. Disa i kanë vlerësuar fotot, duke shkruar se janë të pranueshme falë ekipit kreativ kinez, që është marrë me realizimin e tyre.  Por fansat në Twitter kanë lëshuar një lumë kritikash, duke ndarë kulturën amerikane me atë kineze.

Edhe mediat në Kinë, ditët e fundit kanë shkaktuar debat me komentet dhe kritikat për linjën më të re të Kim Kardashian, të quajtur kimono.

Rihanna është përzgjedhur për kopertinën e “Harper’s Bazaar” për muajin gusht.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos