
Klubi i Romës komunikon se Paulo Fonseca do të largohet nga drejtimi i ekipit në fund të sezonit. Përfundon në këtë mënyrë aventura e teknikut portugez në pankinën e verdhekuqve.
“Në emër të AS Roma dua të falënderoj Fonsecën për punën e bërë dhe lidershipin e treguar”, shpjegon presidenti i klubit kryeqytetas, Dan Friedkin.
Reagimi erdhi dhe nga vetë trajneri. “Ishin dy vite me ulje dhe ngritje, por gjithmonë bëra maksimumin. Faleminderit Romës”, shkruan Fonseca. (A2 Televizion)