“Është ende plagë e hapur”, Sheva kujton finalen e humbur ndaj Liverpool

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 16:50 | Futboll
“Është ende plagë e hapur”, Sheva kujton finalen e

Ish-futbollisti i Milanit, Andriy Shevchenko, në një intervistë për “Corriere della Sera” kujtoi finalen e Champions League të vitit 2005, që kuqezinjtë e humbën ndaj Liverpool, pavarësisht se po fitonin 3-0 pas përfundimit të pjesës së parë.

“Është ende plagë e hapur. Më bezdis shumë fakti që njerëzit thonë se e morëm lehtë pasi shënuam 3 gola. Në pushimin e ndeshjes, Maldini na tha që të tregoheshim të kujdesshëm. Muajt e parë pas asaj finaleje, zgjohesha në mes të natës duke bërtitur. Nuk më hiqej mendja nga ajo që ndodhi”, kujton ukrainasi.

Më tej, fituesi i Topit të Artë në vitin 2004 tregoi se çfarë mund të kishte bërë më shumë trajneri i asaj kohe, Carlo Ancelotti.

“Tani që jam vetë trajner, mendoj shumë për ato 6 minuta kur pësuam 3 gola. Nuk është kritikë për Ancelottin, por unë do të kisha ndërruar ndonjë lojtar, sa për të ndaluar lojë. Do të kisha bërë diçka për t’i prishur ritmin kundërshtarëve”, tha 44-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos