Kategoria Superiore, Partizani merr kryesimin

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 20:07 | Futboll
Kategoria Superiore, Partizani merr kryesimin

Partizani ka marrë kryesimin e Kategorisë Superiore pas mbylljes së javës së 31-të.

Të kuqtë mposhtën 1-0 Apoloninë, me golin e Jasir Asanit, duke shkuar në kuotën e 57 pikëve dhe duke kapërcyer në renditje Teutën, që barazoi 0-0 me Vllazninë.

Shkodranët tashmë e shohin veten të tretët, me 54 pikë, me vetëm një pikë më shumë sesa Laçi vendit të katërt.

Kjo është hera e parë këtë sezon që Partizani kryeson i vetëm kampionatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos