Ervin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 19:14 | Futboll

Ervin Skela, ish-mesfushor dhe kapiten i kombëtares shqiptare, është emëruar trajner i ekipit U-17 të Eintracht Frankfurt.

Vlonjati do të ketë kështu detyrën e rëndësishme për të rritur të rinjtë e klubit gjerman.

Skela ka qenë lojtar i Eintracht në periudhën 2001-2004, në të cilën ka luajtur 92 ndeshje e ka shënuar 26 gola.

Ndërkohë, me fanelën kuqezi, ish-mesfushori ka zhvilluar 75 ndeshje e ka shënuar 13 gola përgjatë 11 viteve (2000-2011). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos