Sezoni turistik, rritet numri i pushuesve në qytetin e Vlorës

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 18:17 | Aktualitet

Këtë fillim gushti ka një fluks më të lart turistesh, por dhe pushuesish nga qytete të ndryshme. Fluksi dallohet qartë në trafikun në qytet këtë të shtune apo edhe në plazhe. Ky sezon turistik po mbështetet sigurisht te pushuesit vendas, ku në Vlorë edhe këtë fillim gushti mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës, apo edhe shqiptarët rezident në shtete të ndryshme të ardhur për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar. Por ekziston frika se pushuesit e kësaj të shtune mund të jenë vetëm për fundjavë, ashtu si edhe javët e kaluara. Vlora ofron pushimet e duhura sidomos këtë vit kur turistët janë më të paktë dhe ka më shumë qetësi dhe pastërti. Për shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë prenotuar për disa ditë në Vlorë deti rëra dhe klima janë ideale për te kaluar pushimet në këtë qytet, teksa kanë kritika për çmimin, shërbimin apo dhe pastërtinë e plazheve. Njësitë hotelierë në Vlorë në fillim të muajt gusht janë në kushtet e mbijetesës, ku gjatë fundjavave prenotimet në to kapin kuotën e 50% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa gjatë ditëve të javës prenotimet janë në kuota minimale afro 20 % në krahasim me një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos