Sfida e 12 tetorit, Polonia me Lewandowski dhe Piatek kundër Shqipërisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 17:22 | Futboll

Edhe pse mungojnë tre javë nga ndeshja më e rëndësishme e grupit, Polonia ka publikuar listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e 9 tetorit me San Marinon dhe duelin e datës 12 tetor përballë Shqipërisë.

Në skuadër nuk mund të mungojë ylli Robert Levandovski, ndërsa është rikthyer Piatek, i cili vjen nga një dëmtim i gjatë.

Pjesë e ekipit do të jetë edhe portieri Fabianski, që do ti japë lamtumirën përfaqësueses polake. Trajneri Souza nuk do të mbështetet te Milik i dëmtuar.

Pas suksesit 4-1 në shtator, Polonia do të luajë ndaj Shqipërisë më 12 tetor në Arenën Kombëtare, në atë që cilësohet si sfida vendimtare për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit 2022. Tre ditë më përpara, kuqezinjtë do të luajnë transfertën në Hungari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos