Ernest Muçi shënoi sërish në kampionatin polak. Sulmuesit tjetër kuqezi ishte protagonist në fitoren 3-1 të Legias së Varshavës përballë Leczna.
Aktivizimin si titullar, Muçi këtë herë e shpërbleu me një gol mjaft të bukur teksa iu deshte të driblonte disa lojtarë.
Ish futbollisti i Tiranës po kalon një periudhë mjaft të mirë te Legia ndërsa ishte vendimtar edhe në Europa League, me një asist fantastik që solli fitoren e parë të polakëve në Europë.
Sa i përket kampionatit, Muçi regjistroi rrjetën e dytë në 8 ndeshjet e para. (A2 Televizion)
