
Nuk pati fitues në sfidën mes Napolit dhe Milanit në “San Paolo”. Dy nga skuadrat më në formë të kampionatit italian barazuan 2-2 në një takim tepër të ekuilibruar, por ku rastet më të shumta për shënim u shfaqën në krahun e të kaltërve.
Milani gjeti golin në momentin më të mirë të Napolit dhe shënoi me anë të Theo Hernandez, por pak minuta më vonë, pas një sërë pritjesh të mrekullueshme, portieri Donnarumma u thye nga Di Lorenzo që barazoi.
Në pjesën e dytë Mertens kaloi në avantazh Napolin, por nuk do të zgjaste shumë pasi një 11-metërsh i kthyer në gol nga Kessie në minutën e 73, bëri që skuadrat të ndajnë nga 1 pikë në përfundim të ndeshjes. (A2 Televizion)