Ekonomia shqiptare është goditur fort nga kriza e koronavirusit. Të dhënat zyrtare flasin për një rënie të fortë me rreth 44% të eksporteve dhe 36% të importeve. Buxheti gjithashtu është shpartalluar nën efektin e virusit COVID-19, ku në prill, që ishte edhe muaji i parë i plotë i karantinës, të ardhurat ranë me 30%. Deputeti socialist Ervin Bushati, shefi i kabinetit i kreut të Partisë Demokratike Dorian Teliti, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa dhe drejtori ekzekutiv i Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli, debatuan në “A2 Business Week” mbi menaxhimin e situatës ekonomikë gjatë pandemisë Covid-19. (A2 Televizion)
Sfidat e ekonomisë shqiptare pas pandemisë
