Industria e filmit ka pësuar shumë transformime gjatë viteve të fundit. Sfidat me të cilat përballen kineastët shqiptarë janë të shumta, duke filluar nga kostoja e lartë e prodhimeve kinematografike, deri tek shpërndarja e filmit nëpër kinematë që mungojnë në vendin tonë. Pse është e vështirë në Shqipëri të prodhosh filma cilësorë, që të tërheqin vëmendjen e publikut dhe të konkurojnë denjësisht në Festivalet ndërkombëtare? Për këtë folëm me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri, në studion e “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Sfidat e industrisë së filmit në Shqipëri
