Sfidat e peshkimit vazhdojnë, Ministria e Bujqësisë flet për ndryshim situate pas veprimit të OFL

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 18:36 | Aktualitet
Sfidat e peshkimit vazhdojnë, Ministria e Bujqësisë flet për

Peshkimi është një prej sektorëve me problematika të vazhdueshme, por luhatjet më të forta i pati në pandemi.

E megjithatë, në 3 muajt e karantinës, sipas statistikave, flota e peshkimit ia doli të eksportojë mijëra ton produkte deti dhe fitoi 24 milionë euro.

Ministria e Bujqësisë pohon se një prej problematikave më të forta në këtë sektor ishte monopolizimi i naftës nga bota e krimit, e zgjidhur, sipas saj, me ndërhyrjen Operacioni Forca e Ligjit. Normalizimin e pranon edhe sindikata e peshkatarëve.

Tregjet e brendshme janë hapur dhe përpos eksporteve, peshkatarët mund t’i shesin produktet e tyre në restorante. Por, për këtë sektor ende mungon një plan afatgjatë, prej të cilit peshkatarët presin kushte pune dhe më shumë fitime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos