BE, 750 miliardë euro për paketën ekonomike të rimëkëmbjes nga pandemia

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 09:00 | Aktualitet
BE, 750 miliardë euro për paketën ekonomike të

Pas 4 ditë bisedimesh liderët e BE kanë arritur të dakordësohen për miratimin e një pakete ekonomike, për rimëkëmbje nga kriza e koronavirusit. Blloku me 27 vende do të ofrojë një paketë 750 miliardë euro në formën e granteve dhe huave, për t’u përballur me impaktin ekonomik nga pandemia.

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi arritjen e një marrëveshjeje, pas tensioneve te gjata, si historike për Bashkimin Europian. Fillimisht liderët e BE ishin të shqetësuar për kostot e kësaj pakete pasi ishte menduar thjesht një program prej 390 miliardësh, për shtetet e goditura më rëndë nga pandemia si Italia, Spanja dhe Franca. Pikërisht këto shtete kërkuan edhe ndihmën më të madhe financiare, pas rihapjes së ekonomive të tyre dhe për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Suedia, Danimarka, Austria, Holanda dhe Finlanda ishin kundër idesë që 500 miliardë euro, të shkonin për shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19. Grupi i këtyre shteteve, i drejtuar nga kryeministri Mark Rutte, fillimisht kërkoi që limiti i paketës së ndihmës financiare të ishte 375 miliardë euro. Por nuk ishin dakord Spanja dhe Italia. Pritet që sot, Brukseli të japë detajet zyrtare të marrëveshjes së arritur mes 27 liderëve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos