Sfumohet ideja CR7, Real kërkon Haalandin. Juve shënjestron Benzema

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 16:30 | Futboll
Sfumohet ideja CR7, Real kërkon Haalandin. Juve shënjestron Benzema

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Madrid te Real është i destinuar të mbetet një hipotezë deri në fund të kontratës së tij me Juventus.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, ka në dorë të ardhmen e sulmit dhe ai është Erling Haaland.

Klubi gjerman do të nisë tratativat me spanjollët për një ofertë rreth 140 milionë euro që po përpunohet për yllin norvegjez. Për këtë arsye, për koston e transferimit dhe moshën që ka, ribashkimi i Ronaldos me madrilenët duket i pamundur.

Blerja e Haaland do të sillte largimin e Karim Benzema, për të cilin Juventus është gati ta bëjë pjesë të skuadrës.

Një tjetër lëvizje nga ky efekt domino do të ishte edhe rikthimi i Alvaro Moratës te Atletico Madrid, edhe pse dëshira e spanjollit është që të qëndrojë në Torino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos