SHBA dhe Koreja e Jugut në stërvitje, Kim Jong Un teston raketën e re

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 07:56 | Bota

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pa nga afër testimin e një rakete të re strategjike, më rreze të gjatë veprimi, si kundërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët që trupat amerikane nisën me ushtrinë e Koresë së Jugut, një lëvizje kjo që shihet si provokim nga Peniani.

Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut publikoi fotot e liderit suprem teksa vizitonte flotën e anijeve të vendosura në brigjet lindore të vendit, zonë kjo ku u testua dhe raketa e re.

Ditë më parë, Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë në gatishmëri absolute, për t’i bërë ballë çdo situate të paparashikuar.

Inspektimi vjen ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet verore të Mburojës së Lirisë, që kanë si qëllim përmirësimin e përgjigjes së përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut në zhvillim. Pheniani ka denoncuar stërvitjet ushtarake të aleatëve si një provë për luftë bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos