Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës dyshimet për ndërhyrje të paligjshme dhe për rrjedhje të të dhënave në sistemin TIMS. Kallëzimi i AMP për dy vepra penale erdhi vetëm pak ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë u shpreh e shqetësuar mbi raportimet për rrjedhjen e të dhënave nga ky sistem dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm Balla hetim të shpejtë. (A2 Televizion)
SHBA kërkoi hetim të shpejtë, AMP bën kallëzim në prokurorinë e Tiranës për "rrjedhjen” e TIMS
