Uashingtoni vijon të mbështesë Kievin. Sipas CNN, administrata amerikane ka zhbllokuar fondin më të madh për Ukrainën nga fillimi i konfliktit në shkurtin e kaluar.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për rreth 2.5 miliardë dollarë, ende të pamiratuara, por që mund të finalizohen brenda kësaj jave.

Në paketën e ndihmave, spikasin për herë të parë mjetet e rënda si ato të tipit Stryker, mjeti me 8 rrota që ushtria amerikane ka filluar të përdorë fillimisht në luftën ne Irak në 2003 dhe që nga ai moment e ka shoqëruar në çdo mision ushtarak.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihmë ushtarake rreth 23 miliardë dollarë, ndërkohë që ndihmat në total kalojnë 50 milionë dollarë.
Sipas disa analistëve, rritja e shpenzimeve amerikane vjen edhe si një ndryshim në strategji, ku për herë të parë po mendohet ndihma ndaj Kievit edhe në optiken e një sulmi të mundshëm drejt Krimesë së pushtuar nga Moska në 2014. (A2 Televizion)