SHBA/ Përleshje me policinë, të lënduar dhe arrestime në Portland

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 14:06 | Bota
SHBA/ Përleshje me policinë, të lënduar dhe arrestime

Nën sloganin “Black Lives Matter”, në SHBA nuk kanë pushuar asnjë ditë protestat kundër dhunës së përdorur nga policia ndaj personave me ngjyrë.

Në ditën e 100 që prej nisjes së tyre, që zuri fill me vrasjen e George Floyd, mijëra protestues me pankarta në duar u përballën me forcat e rendit. Këta të fundit u detyruan të përdornin gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe situata degjeneroi deri në përdorimin e dhunës dhe hedhjen e bombave molotov ndaj efektivëve të policisë.

Të paktën një qytetar mbeti i plagosur, raportuan autoritetet, dhe shumë të tjerë u arrestuan. Protesta nuk pati vetëm në Oregon, por edhe në Louiville apo Rochester. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos