SHBA: Rusia ka shtuar 7000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, pavarësisht pretendimeve për tërheqje

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 07:49 | Bota
SHBA: Rusia ka shtuar 7000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën,

Forcat ruse të grumbulluara përgjatë kufijve të Ukrainës, janë shtuar me rreth 7000 trupa, ditët e fundit, pretenduan Shtetet e Bashkuara të mërkurën në mbrëmje, pavarësisht pretendimeve nga Moska se po tërhiqej.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se shtimi i trupave tregon tërheqjen e rreme të Rusisë dhe paralajmëroi se hapja publike e Presidentit Vladimir Putin ndaj diplomacisë, ishte një maskë.

https://a2news.com/2022/02/16/antitanke-e-avione-luftarake-ukraina-tregon-forcen-mes-tensionit/

“Çdo tregues që kemi tani është se ata synojnë vetëm të flasin publikisht dhe të bëjnë pretendime për reduktimin e përshkallëzimit, ndërkohë që mobilizohen privatisht për luftën”, tha zyrtari i cituar nga CNN.

https://a2news.com/2022/02/16/rusia-tallet-me-perendimin-te-na-thote-kur-do-pushtojme-se-po-planifikojme-pushimet/

"Analistët tanë tregojnë se ata mbeten në një pozicion kërcënues. Dhe pikërisht tani Rusia ka më shumë se 150 000 trupa që rrethojnë Ukrainën dhe Bjellorusinë, në kufirin ukrainas", tha Biden.

Udhëheqësit perëndimorë i kishin pritur tashmë me skepticizëm pretendimet e Rusisë për tërheqje. Të martën, Biden tha gjatë një fjalimi në Dhomën Lindore se një tërheqje e trupave ruse do të ishte e mirë, por se ai ende nuk kishte parë ndonjë provë që një tërheqje e tillë ishte duke u zhvilluar.

I njëjti burim shtoi se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, para Konferencës së Sigurisë në Mynih. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/16/krahasimi-ukraine-rusi-kievi-ka-nje-ushtri-te-forte-por-e-pamatshme-me-ate-te-moskes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos