SHBA ul nivelin e rrezikshmërisë nga Covid në Shqipëri, Yuri Kim: Lajm i mirë!

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 17:01 | Aktualitet
SHBA ul nivelin e rrezikshmërisë nga Covid në Shqipëri, Yuri

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka ulur nivelin e rrezikshmërisë për Shqipërinë për sa i përket situatës me pandeminë.

Diplomatja amerikane e konsideron një lajm të mirë këtë gjë, për qytetarët që duan të vizitojnë Shqipërinë për qejf apo për punë.

“Më 7 qershor Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e renditi Shqipërinë në “Niveli 1”, niveli më i ulët për infektime nga Covid. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që duan të udhëtojnë në Shqipëri për punë apo qejf. Për detaje të hollësishme shihni në faqen e CDC”, shkruan Yuri Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos