SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 15:38 | Bota
SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhërojnë Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të Teksasit. Vendimi erdhi nga Departamenti i Shtetit që thekson se është ndërmarrë për të mbrojtur “pronën intelektuale Amerikane”.

Një ditë më parë disa zyrtarë të konsullatës u panë teksa digjnin disa dokumente në kopshtin e selisë diplomatike. Uashingtoni i ka dhënë afat Pekinit deri të premten për ta përmbushur këtë kërkesë. I menjëhershëm ishte dhe Reagimi i Kinës që e konsideroi vendimin një “provokim politik” të pajustifikuar.

Tensionet mes dyja vendeve janë përshkallëzuar kohët e fundit. Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht ka akuzuar Kinën për marrëveshje të njëanshme tregtare dhe së fundmi për pandeminë koronavirus. Të martën, Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi Kinën për mbështetje të sulmeve kibernetike ndaj laboratorëve që zhvillojnë vaksina kundër Covid-19. Megjithatë Pekini zyrtar ka mohuar akuzat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos