Shell ndal shitjen e naftës në pikat e saj në Rusi

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 11:09 | Bota
Shell ndal shitjen e naftës në pikat e saj në Rusi

Shitja e naftës është pezulluar në qindra pika karburanti në Rusi që i përkasin gjigantit të naftës Shell.

Më herët, kompania tha se po tërhiqej nga Rusia për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.

Në pompat e Shell në Rusi janë shfaqur njoftime që nuk shesin karburant nga 15 maji.

Shell po ia shet 411 pikat e karburantit në Rusi, prodhuesit të dytë më të madh të naftës në vend, Lukoil.

"Të gjitha furnizimet me karburant janë pezulluar në stacionet e mbuluara nga marrëveshja me Lukoil, ndërsa dyqanet dhe kafenetë mbeten të hapura për momentin", citoi Interfax. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos