Shembet një pjesë e malit në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 13:47 | Aktualitet

Bllokohet rruga e Arbrit për shkak të shembjes së një pjese të malit në vendin e quajtur “Qafën e Murrizit”.

Një masiv i madh dheu është shembur pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.

Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetëra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.

E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas, ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.

Deri tani firma nuk ka ndërhyrë për pastrimin e dheut, ndërsa pritet që policia të bllokojë kalimin në këtë aks rrugor me postoblloqe në fshatin Fshat dhe Bastar të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos