Shembet një tjetër urë në Xhenova

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 14:39 | Bota
Shembet një tjetër urë në Xhenova

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një urë që përdoret për kalimin e automjeteve është shembur në zonën e Xhenovës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ura e shembur lidh Xhenovën me Firencen, dhe në ditë të zakonshme është një rrugë shumë e frekuentuar, por me masat e marra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit qarkullimi në Itali është ulur në nivele shumë të mëdha.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve bëri me dije se ura 260 metra e gjatë, që ndodhet pranë qytetit të Aullas u shemb në orët e paradites së të mërkurës dhe si pasojë e saj u lënduan 2 persona.

Në Xhenova nuk është hera e parë që regjistrohet një ngjarje e ngjashme. Rreth 2 vjet më parë shembja e Urës Morandi në këtë qytet i mori jetën mbi 30 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos