Shembja e Teatrit Kombëtar, teatrot në Kosovë anulojnë shfaqjet në shenjë solidariteti

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 11:33 | Aktualitet
Shembja e Teatrit Kombëtar, teatrot në Kosovë anulojnë

Teatri Kombëtar në Kosovë ka anuluar shfaqjet ditën e sotme në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.

Sot ishte planifikuar të shfaqej online në të gjitha faqet e teatrove “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, shfaqje e cila nuk do të luhet më, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit.

Ndërkaq, qytetarë dhe artistë do të mblidhen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në orën 17:00 në shenjë solidariteti, ku në të njëjtën kohë do të mbahet në Tiranë edhe një protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Godina e Teatrit Kombëtar është shembur të dielën në orët e para të mëngjesit, pavarësisht protestave dhe qëndresës së aktorëve dhe qytetarëve, të cilët janë përplasur edhe me forcat policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos