
“Teatri Kombëtar do të shembet dhe në gjurmën e tij do të ngrihet godina e re”.
Ky është qëndrimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas protestave të artistëve dhe marrëveshjes me Partinë Demokratike.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erion Veliaj i cilësoi minorancë artistët protestues kundër projektit dhe që, sipas tij, nuk mund të mbajnë peng teatrin e ri.
Pas kritikave të ndërkombëtarëve për përcaktimin e një kompanie të vetme për ndërtimin e teatrit të ri, Bashkia e Tiranës ka hapur konkursin ndërkombëtar për pjesëmarrjen e kompanive të interesuara për ngritjen e godinës së re të artistëve. (A2 Televizion)