
Në 14 gusht të vitit 2018, një segment i madh i urës 1.2 km të gjatë të Morandit në Xhenova, u shemb mes reshjeve të dendura duke u marrë jetën 43 personave e duke shkaktuar një stuhi politike mbi infrastrukturën e vjetëruar të Italisë.
Një vit me pas, qindra italianë, përfshirë liderë politikë, u mblodhën në qytetin port për të përkujtuar tragjedinë.
Pavarësisht krizës politike në Romë, Kreu i Shtetit, presidenti Serggio Matarella dhe krerët e partive politike nuk munguan në ceremoninë e zhvilluar në homazh të viktimave. Një meshë katolike u mbajt në një magazinë të braktisur afër zonës së katastrofës, pranë rrënojave të mbetura nga ura.
Shkaku i shembjes së strukturës së ndërtuar në vitet 60-të është ende nën hetim, por Lëvizja 5 Yjet fajëson operatorin më të madh rrugor, grupin Atlantia, për neglizhim në mirëmbajtjen e urës. (A2 Televizion)