Shpërthimi në bazën ushtarake, Rusia e pranon: Radioaktiviteti 16 herë mbi normë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 11:54 | Bota

Nivelet e rrezatimeve radioaktive pranë zonës ku ndodhi shpërthimi vdekjeprurës në veriun e largët të Rusisë, ishin 16 herë më të larta sesa norma e lejuar. 

Njoftimi vjen nga shërbimi meteorologjik kombëtar rus, që mati nivelet e rrezatimit në qytetin port të Severodvinsk pas shpërthimit. Kjo është hera e parë që Moska pranon rritje të radioaktivitetit në zonë pas shpërthimit që ndodhi në një kompleks ushtarakë në Detin e Bardhë, ditën e enjte.

Shpërthimi

Janë 5 shkencëtarët që mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në aksidentin që sipas Moskës ndodhi ndërsa po testohej një pajise e furnizuar me energji bërthamore.  Nivelet e rrezatimit ishin më të larta në 6 prej 8 stacioneve ku u bënë matjet, por ato u rikthyen në normalitet pas dy ore e gjysmë.

https://a2news.com/2019/08/09/a-po-fsheh-putini-nje-katastrofe-berthamore-pamje-te-frikshme-nga-rusia/

 “Vlerat e deklaruara nuk përbëjnë rrezik për shëndetin duke ju referuar normave të organizatës botërore të shëndetësisë”, deklaroi Shërbimi Meteorologjik,  por situata mbetet e paqartë.

https://a2news.com/2019/08/13/shperthimi-i-raketes-ne-bazen-ushtarake-ruse-evakuohet-fshati/

Organizata Greenpeace pretendon se rrezatimi në qytetin port ishin 20 herë më të larta, ndërsa raportimet për evakuime të mundshme kanë qenë kontradiktore.  Fillimisht disa banorë të zonës u thanë mediave së u ishte kërkuar të largoheshin nga banesat, por zyrtarët rus i përgënjeshtruan pretendimet. Shpërthimi shkaktoi panik mes vendasve, me disa që nxituan në farmaci për të blerë jod për kufizimin e efekteve të rrezatimit.

Mediat ndërkombëtare u pushtuan nga titujt që e krahasonin incidentin me një version të kufizuar të Chernobilit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos