“Shenjë e forcës së grupeve kriminale në Shqipëri”, Financial Times merret me operacionin e heqjes së kamerave ilegale

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 14:41 | Aktualitet

Prestigjiozja Financial Times i kushton një artikull operacionit policor në Shqipëri për heqjen e kamerave të paligjshme në rrugët e qyteteve.

Qindra kamera janë çmontuar deri tani në Shkodër, Durrës, Pogradec, Lushnjë, Shijak, Krujë, por edhe në Tiranë, dhe sipas prestigjiozes britanike ky fenomen, i përkufizuar si “ skandal”, tregon fuqinë e grupeve kriminale në vendin tonë.

Sipas artikullit, rreth gjysma  e këtyre kamerave të sigurisë në dorë të kriminalitetit ndodhet në kryeqytet, ndërkohë që fenomeni që nxiti operacionin u pikas në Shkodër, pas shpërthimit në banesën e një efektivi të policisë.

Artikulli i Financial Times

Artikulli tregon për mënyrën sesi grupet kriminale kontrollojnë lëvizjet e forcave të rendit por veçanërisht ato të grupeve rivale, kartele që sipas FT punësojnë tashmë “ mijëra familje”, duke ndërthurur miqësi dhe interesa që shkojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike tek pastrimi i parave.

Financial Times citon edhe deklaratat  e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit “ kjo është një situatë ku ne akuzohemi edhe në qoftë se nuk marrim vendim, si dhe kur e marrim”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/14/neper-shtylla-per-te-mbledhur-informacion-per-qellime-kriminale-policia-ne-shkoder-cmonton-21-kamera/
https://a2news.com/2023/01/31/kamerat-e-krimit-ne-rruge-eksperti-i-sigurise-ne-shkoder-kemi-proces-mafioz-te-kontrollimit-te-territorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos