Shënohen viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 19:34 | Kosova
Shënohen viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

Pandemia e koronavirusit vijon të shkaktojë të tjera viktima në Kosovë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë ditës së enjte dy persona nuk e fituan dot betejën përballë Covid-19 duke e çuar në 11 numri total të viktimave.

Personat që ndërruan jetën janë dy gra një nga Peja dhe një nga Prishtina të cilat vuanin dhe nga disa sëmundje të tjera.

Deri në këto momente në Kosovë regjistrohen 423 persona të prekur nga koronavirusi ri. Zonat më të prekura janë ato të Malishëvës, Ferizajt dhe Prishtinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos