Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare si pasojë e koronavirusit Princesha Maria Teresa.
Lajmi u dha nga Princi Henry i Bourbon-Parma i cili konfirmoi se motra e tij ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e epidemisë së koronavirusit.

Ajo lindi në kryeqytetin francez në 28 korrik të vitit 1933 dhe prindërit e saj ishin Princi Xavier dhe Madaleina e Burbonit, të cilët kishin 9 fëmijë.
Familja është pjesë e shtëpisë së Bourbon-Parmës, e cila është një degë e familjes mbretërore spanjolle dhe që rrjedh nga dinastia franceze Kapetian. (A2 Televizion)