Shënon një gol tejet të rrezikshëm me...makinën e tij

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 14:32 | Kapur në kamera
Shënon një gol tejet të rrezikshëm me...makinën e tij

Ka shënuar një gol të paparë, madje të filmuar live nga kamerat. Por 33-vjecari rus protagonist i videos nuk do të dëshironte kurrë ta kishte shënuar.    

Statuja me formën e topit të futbollit qëndronte në një nga kryqëzimet e Volgogradit, në Rusi, që nga viti i kaluar për të kujtuar ndeshjet e zhvilluara në këtë qytet në kuadër të Kampionatit Botërorit.

Por i riu rus, për shkaqe që nuk dihen, ndoshta për shpejtësinë e tepruar dhe gjendjen e dehur, shihet që godet topin me makinën  e tij, duke e copëtuar atë.

Sipas informacioneve, ai dhe pasagjerja tjetër u lënduan dhe u transportuan në spital, por pa rrezik për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos