
Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm në vend dhe rajon.
Bëhet për fjalë për Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, i cili u arrestua në Siri dhe më pas u transferua në Ankara.
Shërbimet sekrete i shtuan përpjekjet për arrestimin e Guler pas të dhënave se ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi me përmasa të mëdha.
Kasim Guler ishte në listën e personave më të kërkuar të Ministrisë së Brendshme turke. (A2 Televizion)