
Kryeministri Edi Rama jep një tjetër lajm të mirë mbrëmjen e së shtunës ku konfirmon se edhe pacienti zero është shëruar nga sëmundja e koronavirusit.
Pasi iu nënshtrua testit të dytë me tampon dhe djali i ri që konsiderohet si personi i parë i prekur me Covid-19 nuk është më i infektuar nga kjo sëmundje.
Një ditë më parë rezultoi i shëruar nga koronavirusi dhe babai i tij dhe tashmë të dy duhet të kalojnë dhe 14 ditë të tjera në karantinë në banesën e tyre.
Deri tani në Shqipëri numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 3 (A2 Televizion)