Sherr e grushte brenda një lokali në ish-Bllok, dy persona përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 11:56 | Kronikë
Sherr e grushte brenda një lokali në ish-Bllok, dy persona

Një sherr mes dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy.

Ngjarja është regjistruar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku sipas policisë, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/15/sherr-e-grushte-mes-disa-personave-ne-nje-lokal-ne-vlore-ne-pranga-nje-36-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos