Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 08:27 | Kronikë
Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Një sherr me thika është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen 12 të qytetit të Durrësit.

Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes disa personave, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nuk dihet ende se kush janë autorët apo personi që ka mbetur i plagosur dhe as shkaku i konfliktit.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e spitalit  Rajonal, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e dinamikës së plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos