
Është ndërprerë mbledhja e Këshillit të Mandateve për shkak të debateve mes PS-së dhe PD-së dhe mos pranimit të kërkesës së opozitës që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura për mediat. Burime nga Këshilli i Mandateve bëjnë të ditur se mbledhja nisi me kërkesën e opozitës për ta mbajtur të hapur, që të kenë mundësi edhe mediat të jenë të pranishme, kërkesë që nuk është pranuar nga PS.
Nga ana tjetër Bardhi dhe Alibeaj kanë kritikuar SPAK që nuk e ka bërë mirë punën, pasi sipas tyre nuk është hetuar e gjithë çështja e inceneratorëve duke e zvarritur. Ndërkohë mbledhja është ndalur për shkak të sherrit mes PS dhe PD për mosdakordësisë për mënyrën se si të mbahet mbledhja.
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në të ishin të pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai, dy avokatët e Ahmetajt dhe agjentët e BKH-së. (A2 Televizion)