
Një sherr me thika është regjistruar në Pogradec, ku protagonistë janë 2 të rinj.
Mësohet se në ambiente e lokalit, pas një sherri, për motive të paditura, një 22-vjeçar ka qëlluar me thikë R. J., 24 vjeç, banues në Pogradec. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, autori U. B., 22 vjeç, banues në Pogradec është vënë në prangat e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin U. B., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. J., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve”. (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Shtetit