Po shfrytëzonin për të lypur 2 fëmijë 1 dhe 5 vjeç dhe pengonin qarkullimin rrugor, në hetim 2 gra në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 13:13 | Kronikë
Po shfrytëzonin për të lypur 2 fëmijë 1 dhe 5

2 gra janë vënë në hetim nga Policia, pasi jo vetëm po shfrytëzonin 2 fëmijë, 1 dhe 5 vjeç për të lypur duke vënë në rrezik jetën e tyre, por ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se janë vënë në hetim D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç. Gjithashtu, ato ishin duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, duke u bërë një burim rreziku dhe pengimi të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

"Shkodër

Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.

Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës".

Njoftimi i Policisë së Shtetit

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos