
Pas problemeve shëndetësore dhe temperaturës, frika e të gjithëve u konkretizua. Lojtari i Interit, Danilo D’Ambrozio rezultoi pozitiv me Covid-19 në testin e kryer të dielën.
Shqetësimet e mbrojtësit të krahut nisën gjatë grumbullimit me skuadrën, pak përpara ndeshjes në Torino.
Stafi mjekësor vendosi ta kthejë me urgjencë në Milano dhe ankthi u konfirmua: 32-vjeçari ishte prekur nga koronavirusi. Tashmë e gjithë skuadra do t’i nënshtrohet izolimit, si masë paraprake për të evituar përhapjen e virusit. (A2 Televizion)