Sherri në Parlament, përjashtohen për 10 ditë Berisha dhe 4 deputetë të PD

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 12:04 | Politikë

Pas tensioneve të një dite më parë në Kuvend, Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së janë përjashtuar me 10 ditë.

Veç kreut demokrat, deputetët e tjerë të përjashtuar për 10 ditë janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. “U sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe duke shkaktuar kaos. Zaptuan foltoren”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së për përjashtimin e deputetëve.

Në seancën e së enjtes, Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së kërkuan të futej në rend të ditës çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Kërkesa e tyre u rrëzua nga deputetët e mazhorancës, por sërish deputetët e opozitës nuk u larguan nga foltorja.

Kërkesa e grupit të PS-së për marrjen e masës disiplinore (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/lidhjet-me-zyrtarin-e-fbi-rama-mungon-ne-kuvend-berisha-bllokon-seancen-dhe-perjashtohet/
https://a2news.com/2023/01/26/berisha-rama-angazhoi-prej-figurave-me-te-fuqishme-te-fbi-se-kunder-pd-se/

A2 CNN Livestream

Latest Videos