Shfrytëzojeni sa mundeni! Pse duhet të stërviteni në rërë?

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 10:50 | Lifestyle
Shfrytëzojeni sa mundeni! Pse duhet të stërviteni në

A e dini se të stërviteni në rërë është më efektive se stërvitja në palestër?

Hulumtimet tregojnë se ushtrimet në rërë harxhojnë më shumë energji sesa stërvitja në sipërfaqe të forta. Ritmi i zemrës dhe marrja e oksigjenit rriten, ndërsa ushtrimet në rërë mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e kapacitetit funksional.

Një studim i publikuar në vitin 2020 ekzaminoi rezultatet e kapacitetit funksional të të rriturve që ushtroheshin në sipërfaqe të forta dhe me rërë. Të rriturit që ushtroheshin në rërë u përmirësuan dukshëm më shumë në testet e kapacitetit funksional sesa në sipërfaqe të forta.

Në përgjithësi, ushtrimet në plazh mund të ndihmojnë edhe shëndetin tuaj mendor. I njohur si ushtrimi i gjelbër, stërvitja jashtë ka përfitime duke përfshirë:

-Uljen e nivelit të stresit

-Përmirëson simptomat e ankthit dhe depresionit

-Rrit fuqinë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos